Herkuli shqiptar, njeriu më muskuloz në tokë (foto)

Ky është i riu nga Shqipëria me emrin Albert Fiqo, i cili po arrin majat e piramidave botërore me anë të fizikut të tij marramendës dhe peshave të tij të mëdha.

I riu shqiptar Albert Fiqo është 26 vjeç dhe ka trupin më perfekt për bodybilding në të gjithë botën. Kjo është një fotografi e dërguar në redaksinë e gazetës sonë, por me keqardhje themi Albert Fiqo nuk ka marrë njohje dhe reputacion në Shqipëri.

Për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë detyruar të riun të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u zhvendos në Amerikë, i riu filloi t′u kushtonte më tepër rëndësi përmasave të trupit të tij dhe jo vetëm, por pasi u njoh me trajnerin e bodybildingut që ka tani në Amerikë, i riu u trajnua në mënyrë intensive dhe arriti të merrte këto përmasa trupore.

Specialistët besojnë se ai shumë shpejt do të thyejë të gjitha limitet e muskujve, duke qenë njeriu më muskulor që ka jetuar në tokë.

ALBERT FIQO

16.03.2013,  ora 17:07
Shpërndaje      
 
• Të Fundit• Më të Lexuarat
  Anketa
Kampionati më i dashur për shqiptarët është:
;