Marifetet për një bark të sheshtë!

Barku i mban yndyrnat pasi është edhe pjesa ku trupi e ka më të lehtë t′i depozitojë ato. Kësaj pjese të trupit i duhet kushtuar një kujdes i veçantë nëse duam një bel të sheshtë.

Kthejini ushtrimet në pjesë të rutinës së përditshme

Për të qenë dhe për t′u dukur të shëndetshëm e vetmja zgjidhje është që ushtrimet të kthehen në pjesë të rutinës së përditshme. Nëse sapo keni filluar të bëni ushtrime duhet pasur parasysh që të arrihet një nivel i caktuar i fitnessit përpara se të bëni ushtrime për pjesë specifike të trupit si p.sh. beli. Humbja e kileve të tepërta ndryshon nga një njeri tek tjetri. P.sh. burrat e humbin dhjamin e barkut më shpejt se gratë, për këtë arsye krahasimi duhet shmangur.

Kujdes çfarë hani!

Ekuacioni është shumë i thjeshtë, nëse gëlltisim më shumë yndyrna nga sa djegim, ato mbeten në trup dhe depozitohen diku. Për trupin, beli është një vend i përshtatshëm dhe i lehtë për të ruajtur yndyrën prandaj është edhe vendi i parë ku do të shëndoshemi. Duhet treguar kujdes për të pasur një dietë të balancuar. Këshillohen shumë fruta dhe perime si pjesë thelbësore e regjimit tonë të të ngrënit. Ndërsa një sasi yndyrnash është e domosdoshme që trupi ynë të funksionojë normalisht, tepricat duhen shmangur. Pini mjaftueshëm ujë pasi shpërlan toksinat dhe përmirëson metabolizmin.

Vendosja e qëllimeve realiste!

Duhet patjetër që të vendosni qëllime realiste për veten tuaj. Njerëzit me bark të rrafshët e kanë arritur atë pas një punë të vështirë dhe pas shumë sakrificash. Ata kanë bërë jetë të disiplinuara, kanë treguar kujdes ndaj ushqimit që kanë ngrënë dhe kanë bërë ushtrime së paku tri herë në javë. Nuk duhet të presim që të ndodhë një mrekulli sa hap e mbyll sytë. Nëse presim shumë do të zhgënjehemi.

Kthejini ushtrimet në zbavitje!

Është e rëndësishme që ta shijojmë atë që po bëjmë. Muzika vepron si stimulues dhe e largon mendjen prej aktivitetit fizik që po kryejmë. Ushtrimet me një Ipod dhe të kënduarit me zë të lartë këngët që i keni të njohura do të bëjë që koha të kalojë pa u kuptuar. Të merresh me sport është një mënyrë e mirë për të humbur kilet e tepërta për një kohë të shkurtër. Është gjithashtu zbavitëse po të kesh një shok që do po ashtu të bjerë nga pesha. Të dy do të motivoni njëri-tjetrin dhe do ta bëjë të gjithë këtë përvojë më të këndshme dhe të shëndetshme sigurisht!

04.04.2011,  ora 20:44
Shpërndaje      
 
• Të Fundit• Më të Lexuarat
  Anketa
Kampionati më i dashur për shqiptarët është: