"In a Relationship"

Futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj, e cila po kalon momentet kulmore të karrierës, ka bërë të ditur në profilin zyrtar të saj në rrjetit social Facebook se ka filluar një lidhje me futbollistin e Kosovës, Enis Alushin, i cili aktivizohet te skuadra gjermane Paderborn.

Sulmuesja e përfaqësueses së Gjermanisë së fundi është bërë imazh i ri i gjigandit të pajisjeve sportive, Nike. Bajramaj, e cila këtë sezon është shpallur kampion i Gjermanisë me Turbine Potsdamin, nga sezoni i ri do të veshë fanellën e klubit FFC Frankfurt.

Kurse i dashuri i kosovares, Enis Alushi është duke luajtur me sukses në Bundesliga 2 me skuadrën e Paderbornit. 25 vjeçari ka gjasa që gjatë kësaj vere të transferohet te ndonjë klub të elitës së futbollit gjerman.

03.05.2011,  ora 16:42
Shpërndaje      
 
• Të Fundit• Më të Lexuarat
  Anketa
Kampionati më i dashur për shqiptarët është: